Në fjalimin e mbajtur të dielën në Dialogun e 20-të “Shangri-La” në Singapor, ministri i Mbrojtjes i Kinës Li Shangfu u shpreh se disa vende ndërhyjnë në punët e brendshme të vendeve të tjera dhe në çështjet rajonale, duke shkaktuar rrëmujë në rajon, gjë që nuk duhet të ndodhë me Azi-Paqësorin.
Li Shangfu vuri në dukje se Kina dhe ShBA-ja kanë sisteme të ndryshme, por dallimet nuk i pengojnë të dy vendet të kërkojnë pika të përbashkëta dhe të thellojnë bashkëpunimin në bazë të interesave të ndërsjella.
Sipas tij, marrëdhëniet kino-amerikane lidhen me stabilitetin global, respektimi i njëri-tjetrit, bashkëjetesa paqësore dhe bashkëpunimi me përfitime të përbashkëta, janë 3 parimet në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.
“Historia ka vërtetuar se bashkëpunimi Kinë-ShBA është në dobi të dy palëve, ndërsa konfrontimi është në dëm të të gjithëve. Nëse ndodh një konfrontim i ashpër mes Kinës e SHBA-së, kjo do të jetë një dhimbje e padurueshme për botën,” – tha Li Shangfu.
Ministri i Mbrojtjes i Kinës shtoi se Kina dëshiron të punojë së bashku me vendet e ndryshme për të realizuar modernizimin, duke krijuar mundësi të reja për stabilitetin dhe lulëzimin global.