Kina që po negocion një marrëveshje tregtare me SHBA-në, u angazhua të blejë më shumë produkte bujqësore amerikane, theksoi sot Shtëpia e Bardhë, pas dy ditësh bisedimesh që u zhvilluan në Shanghai.
“Pala kineze konfirmoi angazhimin e saj për të rritur blerjet ndaj eksporteve bujqësore të SHBA-së”, sipas një komunikate të bërë nga shërbimi për shtyp i presidentit amerikan, që e cilëson këtë mbledhje si konstruktive.
Negociatorët trajtuan çështje delikate si transferimi i detyruar i teknologjisë, të drejtat e pronës intelektuale, të barrierave përtej tarifave, shtoi ai, duke konfirmuar se presin një raund të ri bisedimesh në fillimi të shtatorit, këtë herë në Uashington./ATSH/