Kina do t’i dhurojë 30 milionë dollarë OBSH-së në luftën kundër COVID-19

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vendimin e njoftoi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Hua Chunying, në kohën kur po rriten kritikat ndaj OBSH-së të udhëhequra nga presidenti amerikan Donald Trump

Kina ka vendosur t’i dhurojë një shumë shtesë prej 30 milionë dollarësh Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të mbështetur luftën e saj globale kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Vendimin e njoftoi zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Hua Chunying, në kohën kur po rriten kritikat ndaj OBSH-së të udhëhequra nga presidenti amerikan Donald Trump.

Chunying tha se donacioni do të mbështesë luftën e OBSH-së kundër pandemisë, “në veçanti do të forcojë sistemet shëndetësore të vendeve në zhvillim”.

Ajo tha se Pekini zyrtar ka dhuruar 20 milionë dollarë për organizatën më 11 mars.

“Në këtë moment kritik, mbështetja e OBSH-së është mbështetje për Multilateralizmin dhe Solidaritetin Global”, shkroi Chunying në rrjetet sociale.

Trump ka shkurtuar ndihmën financiare amerikane për organizatën, duke kritikuar “paralajmërimet e saj të vonshme” kundër pandemisë së koronavirusit që infektoi mbi 2.6 milionë njerëz në të gjithë globin dhe që shkaktoi vdekjen e mbi 183 mijë njerëzve.

OBSH kundërshtoi akuzat ndërsa kreu i saj, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se shpresonte që “ngrirja e fondeve do të rishqyrtohet dhe se SHBA do të mbështesë edhe një herë OBSH-në”.

Share This Article