ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Fuqitë shëruese të natyrës – Si bimët medicinale ndihmojnë shëndetin 11 hours ago
Reali, Xabi Alonso rikthehet në Anfield: E kam dashur Liverpoolin për 5 vjet 11 hours ago
Osmani: Njësia Speciale e FSK-së, krenaria e Kosovës. Ruajnë amanetin e lirisë së Kosovës 11 hours ago
Aktivistët mund të dënohen me gjashtë muaj burg për protesta jashtë shtëpive të deputetëve 11 hours ago
David Beckham do të marrë titullin kalorës në Kështjellën Windsor 11 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Kina godet supermafian e Mianmarit, dënon me vdekje bosin e familjes mafioze që kontrollonte qytetin famëkeq të bixhozit dhe mashtrimit

albnews by albnews
4 November, 2025
in Bota
0
Kina godet supermafian e Mianmarit, dënon me vdekje bosin e familjes mafioze që kontrollonte qytetin famëkeq të bixhozit dhe mashtrimit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një gjykatë kineze ka dënuar me vdekje pesë anëtarë të lartë të një mafie të njohur të Myanmarit, ndërsa Pekini po vazhdon fushatën kundër operacioneve masive të mashtrimit në Azinë Juglindore.

Në total, 21 anëtarë dhe bashkëpunëtorë të klanit Bai u shpallën fajtorë për mashtrim, vrasje, lëndime të rënda dhe krime të tjera, sipas një raporti të medias shtetërore të publikuar në faqen e internetit të gjykatës.

RelatedPosts

Ndriçon sa 10 trilionë diej, regjistrohet stuhia më e madhe e një vrime të zezë

Videoja që po bën xhiron e rrjetit, policia gjermane “arreston” në mes të autostradës një… mjellmë

Ndahet nga jeta ish-zv.Presidenti i SHBA-së

Sipas BBC, Klanet si ai i familjes Bai dolën në skenë në vitet 2000, duke e kthyer qytetin e varfër të Laukkaing në një qendër gjigante kazinosh, prostitucioni dhe më pas mashtrimesh online.

Në vitet e fundit, këto grupe kriminale shfrytëzuan mijëra punëtorë të trafikuar, shumë prej tyre shtetas kinezë, të cilët detyroheshin të kryenin mashtrime që përfitonin miliarda dollarë.

Bosi i mafias, Bai Suocheng, dhe djali i tij, ishin mes pesë të dënuarve me vdekje nga Gjykata e Ndërmjetme Popullore e Shenzhenit.

Dy anëtarë të tjerë të klanit Bai u dënuan me vdekje, pesë me burgim të përjetshëm, ndërsa nëntë të tjerë morën dënime që variojnë nga tre deri në 20 vjet burg.

Autoritetet zbuluan se familja Bai, e cila kontrollonte milicinë e vet, kishte ngritur 41 komplekse ku zhvilloheshin mashtrime kibernetike dhe aktivitete të fshehta të bixhozit. Operacionet kriminale kapnin vlerën e mbi 29 miliardë juanëve (4.1 miliardë dollarë) dhe u lidhën me vdekjen e gjashtë shtetasve kinezë, përfshirë një vetëvrasje si dhe plagosje të shumta.

Dënimet e rënda janë pjesë e fushatës së ashpër të Kinës kundër rrjeteve të mëdha të mashtrimeve në rajon dhe shërbejnë si paralajmërim për grupe të tjera kriminale.

Në shtator, një tjetër gjykatë kineze dënoi me vdekje 11 anëtarë të familjes Ming një tjetër klan i fuqishëm i qytetit Laukkaing.

Familjet mafioze u ngritën në pushtet me mbështetjen e Min Aung Hlaing, i cili tani drejton forcën ushtarake të Mianmarit. Ai kishte forcuar aleancat në Laukkaing pas rrëzimit të komandantëve lokalë.

Vetë Bai Yingcang, i cili sot është mes të dënuarve me vdekje, ka thënë në një dokumentar shtetëror se familja Bai ishte dikur “numri një” në pushtetin politik dhe ushtarak të zonës. Në të njëjtin dokumentar, një ish-punëtor i mashtrimeve rrëfeu torturat që kishte përjetuar: goditje brutale, shkulje thonjsh me pinca dhe prerje të dy gishtave me thikë kuzhine.

Rënia e familjeve mafioze nisi në vitin 2023, kur presioni politik i Kinës ndaj forcës ushtarake të Mianmarit u rrit ndjeshëm. Po atë vit, Kina lëshoi urdhër-arreste për drejtuesit kryesorë të këtyre klaneve. Në fillim të vitit 2024, Mianmari dorëzoi disa prej tyre, përfshirë Bai Suocheng.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Fuqitë shëruese të natyrës – Si bimët medicinale ndihmojnë shëndetin

Fuqitë shëruese të natyrës – Si bimët medicinale ndihmojnë shëndetin

4 November, 2025
Reali, Xabi Alonso rikthehet në Anfield: E kam dashur Liverpoolin për 5 vjet

Reali, Xabi Alonso rikthehet në Anfield: E kam dashur Liverpoolin për 5 vjet

4 November, 2025
Osmani: Njësia Speciale e FSK-së, krenaria e Kosovës. Ruajnë amanetin e lirisë së Kosovës

Osmani: Njësia Speciale e FSK-së, krenaria e Kosovës. Ruajnë amanetin e lirisë së Kosovës

4 November, 2025
Aktivistët mund të dënohen me gjashtë muaj burg për protesta jashtë shtëpive të deputetëve

Aktivistët mund të dënohen me gjashtë muaj burg për protesta jashtë shtëpive të deputetëve

4 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result