Një tërmet me magnitudë 5.4 Rihter goditi Kinën lindore, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), ku autoritetet thanë se të paktën 21 persona u plagosën dhe dhjetëra ndërtesa u shembën.
Tërmeti është regjistruar në orën 02:33 sipas kohës lokale, 26 kilometra në jug të qytetit Dechu në provincën Shandong, në një thellësi prej 10 kilometrash, sipas USGS. Sistemi Pager i institutit, i cili parashikon pasojat e tërmeteve, lëshoi një alarm të kuq, që do të thotë se kishte një shans për dëme dhe viktima.
Televizioni shtetëror i Kinës CCTV, duke cituar autoritetet provinciale, tha se të paktën “21 persona u plagosën” dhe 156 shtëpi ose ndërtesa “u shembën” nga tërmeti, i cili u pasua nga 52 pasgoditje.