Kina ka vendosur të heqë vizat për qytetarët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Holandës, Spanjës dhe Malajzisë në përpjekje për të nxitur turizmin në vend.
Nga data 1 dhjetor deri në 30 nëntor të vitit të ardhshëm, shtetasit e këtyre gjashtë vendeve që hyjnë në territorin kinez për arsye biznesi, turizmi apo për të vizituar miqtë dhe të afërmit apo edhe për qëllime tranziti dhe që qëndrojnë aty jo më shumë se 15 ditë nuk do të kenë nevojë për vizë.
Gjatë muajve të fundit, ekonomia e dytë më e madhe e botës ka ndërmarrë një sërë hapash, përfshi rikthimin e fluturimeve ndërkombëtare, për të rigjallëruar sektorin e turizmit pas tre vitesh masash të rrepta kundër pandemisë së Covid 19, nën të cilat u mbyllën kufijtë me botën e jashtme.
Qeveria kineze gjithashtu po përpiqet të ndryshojë imazhin e saj në botë, pas përplasjeve me shumë vende perëndimore mbi çështje të ndryshme, përfshi Covidin, të drejtat e njeriut, Tajvanin dhe tregtinë.
Sipas një vëzhgimi më të fundit nga Qendra e kërkimit Pew, 67 përqind e të intervistuarave nga 24 vende të ndryshme të botës ndanë këndvështrime aspak të favorshme për Kinën.
Më shumë se gjysma e tyre thanë se Kina ndërhynte në cështjet e vendeve të tjera dhe nuk