Kina izolon miliona banorë për shkak të Omicron

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qyteti i tretë më i madh në Kinë ka vendosur masën e izolimit për popullsinë në një përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e variantit më të transmetueshëm Omicron.

Autoritetet në Anyang, në lindje të vendit, njoftuan sot se, 5.5 milionë banorët e qytetit do të testohen përndryshe nuk do të lejohen të dalin jashtë. Qarkullimi i makinave është ndaluar dhe shumica e dyqaneve janë mbyllur.

Ky hap ka pasuar masat e ngjashme të vendosura në qytetet Xi’an dhe Yuzhou. Në total, rreth 20 milionë persona në Kinë janë aktualisht do t’i nënshtrohen masave të izolimit.

Autoritetet në Anyang vendosën të ndërmarrin këtë hap pas identifikimit të dy personave të infektuar me variantin Omicron në qytet.

Deri të martën, autoritetet kishin konfirmuar 58 raste me Omicron, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve ‘Xinhua’.

Rastet e para me Omicron në Kinë u zbuluan të dielën në qytetin fqinj Tianjin të Pekinit. Deri më tani janë regjistruar 50 raste me Covid-19.

Sipas zyrtarëve shëndetësorë pritet që numri i infeksioneve të rritet më tej.

Share This Article