Kina kërcënon kryetarin e Kuvendit të Çekisë: Do ta paguash shtrenjtë vizitën në Tajvan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryediplomati kinez, Wang Yi, tha të hënën se kryetari i Kuvendit të Çekisë, Milos Vystrcil, do të paguajë një çmim të lartë për realizimin e një vizite zyrtare në Tajvan. Në anën tjetër, politikani çek ka thënë se nuk është duke kërkuar përballje politike.

Vystrcil arriti në Taipei të dielën në një vizitë për t’i promovuar lidhjet tregtare me Tajvanin, duke thënë se Republika Çeke nuk do të përkulet para pengesave të Pekinit. Kina e cilëson Tajvanin si provincë që nuk ka të drejtë të ketë raporte shtetërore.

Duke folur gjatë një vizite në Gjermani, ministri kinez paralajmëroi masa ndaj kësaj vizite. “Qeveria kineze dhe populli kinez do të bëjnë që ai të paguajë një çmim të lartë për sjelljen e tij shkurtpamëse dhe oportunizmit politik”, citohet të ketë thënë Yi.

Ai tha se qeveria dhe populli kinez nuk do të tolerojnë një provokim të hapur të këtij lloji nga politikani çek dhe forcat antikineze prapa tij, ndonëse nuk dha hollësi se si do të reagojë saktësisht Pekini.

Në anën tjetër, Vystrcil tha përmes një deklarate se komentet e ministrit kinez paraqesin ndërhyrje në çështjet e brendshme të Republikës Çeke.

Share This Article