Kina kërkon zgjidhje politike në dialogun Kosovë-Serbi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, po shqyrtohet raporti i rregullt gjashtëmujor për Kosovën i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

Përfaqësuesi i Kinës në Këshillin e Sigurimit ka thënë se mes Kosovës dhe Serbisë duhet të arrihet një zgjidhje politike e qëndrueshme.

“Në këtë proces sovraniteti, pavarësia dhe tërësia territoriale e Serbisë duhet të respektohet”, tha ai.

Ai thotë se Kosova ka marrë disa veprime që kanë ngritur tensione.

Sipas tij duhet të ketë një marrëveshje në lidhje me targat e automjeteve.

 “Poashtu Kina beson se çdo lëvizje e njëanshme si ajo me bllokimin zgjedhjet e Serbisë janë të papranushme dhe nuk duhet të përsëriten më”.

Përfaqësuesi kinez ka kërkuar poashtu që të zbatohet marrëveshja për Asociacionin e komunave më shumicë serbe.

Kina mendon se UNMIK-u duhet të vazhdojë te këtë rol në Kosovës në bazë të Rezolutës 1244./

Share This Article