Ministri i Jashtëm i Tajvanit, Joseph Wu paralajmëroi të mërkurën se Kina po përgatit ushtrinë për të pushtuar Tajvanit, që gjendet rreth 100 milje në lindje të bregdetit të Kinës, transmeton Gazeta Metro.
“Duke parë trendin afatgjatë, Kina duket se gradualisht po ngrit gatishmërinë e vet ushtarake, posaçërisht në ajër dhe ujërat afër Tajvanit” ju tha Wu reporterëve, sipas Reuters. “Atë që Kina po e bën tani është vazhdimi i përgatitjeve për të zgjidhur çështjen e Tajvanit. Kërcënimi po shtohet”.
Wu tha se fluturake luftarake kanë invaduar hapësirën ajrore të Tajvanit “gati çdo ditë” muajin e kaluar dhe janë “shumë më të shpeshta” se sa kishte raportuar në media Tajvani dhe shtoi se Kina po ashtu kishte “simuluar” disa sulme ushtarake ndaj Tajvanit.
Ky paralajmërim nga Tajvani vjen derisa tensionet mes Kinës dhe Indisë janë përshkallëzuar me shpejtësi pas ballafaqimeve vdekjeprurëse në kufirin e kontestuar ku u raportua se dhjetëra ushtarë kishin vdekur.
Gjendja e tensionuar është edhe në Hong Kong ku Kina realisht i ka hequr autonominë e siguruar në traktatin me Britaninë para dorëzimit të territorit. Ky veprim i Kinës ka ngritur zemërimin e bashkësisë ndërkombëtare.
Marrëdhënia me SHBA nuk është përmirësuar aspak dhe vetëm po shkon drejt përkeqësimit që prej se shteti amerikan urdhëroi Kinën të mbyllë konsullatën e tyre në Houston në shtetin e Texas. Konsullata u mbyll me arsyetimin se po “mbronte pronën intelektuale amerikane si dhe të dhënat private të amerikanëve”.
Mbrëmjen e të martës ishte raportuar për rënie zjarri në konsullatën kineze në Houston dhe zjarrfikësit nuk ishin lejuar të hyjnë në ndërtesën ku supozohej se po digjeshin dokumentacioni i zyrës nga personeli