Kina kritikon “ndërhyrjen” e Britanisë në çështjet e Hong Kongut

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania pezulloi traktatin e ekstradimit me Hong Kongun për shkak të ligjit të ri të sigurisë

Kina dënoi vendimin e Britanisë për pezullimin e traktatit të ekstradimit me Hong Kongun, duke thënë se “ka ndërhyrë në mënyrë të qartë në punët e brendshme të Kinës”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të hënën, qeveria britanike pezulloi traktatin e ekstradimit me Hong Kongun lidhur me ligjin e ri të diskutueshëm të sigurisë për qytetin gjysmë-autonom.

Si përgjigje, Ambasada e Kinës në Londër tha se Mbretëria e Bashkuar “ka bërë vazhdimisht vërejtje të gabuara” mbi ligjin dhe se “Kina do të luftojë me forcë çdo veprim që ndërhyn në punët e saj të brendshme”.

Ajo argumentoi se ligji i ri do ta bëjë Hong Kongun një vend “më të sigurt, më të mirë dhe më të prosperuar”.

“Çdo përpjekje për të bërë presion ndaj Kinës dhe për të penguar zbatimin e këtij ligji do të hasë në kundërshtimin e fortë të 1,4 miliardë kinezëve, duke përfshirë bashkatdhetarët e Hong Kongut, dhe një përpjekje e tillë është e destinuar të dështojë”, thuhet më tej.

Sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab i tha Dhomës së Ulët se qeveria “ka pranuar pezullimin e traktatin e ekstradimit menjëherë dhe në kohë të pacaktuar”.

Kanadaja dhe Australia gjithashtu kanë pezulluar traktatet e tyre të ekstradimit me Hong Kongun.

Kryeministri britanik Boris Johnson tashmë është zotuar t’u ofrojë banorëve të Hong Kongut pasaportë britanike, si mundësi për t’u vendosur në Mbretërinë e Bashkuar, duke u mundësuar atyre që të aplikojnë për nënshtetësi britanike.

Marrëdhëniet midis Britansië dhe Kinës janë nën tendosje në rritje për shkak të çështjes që përfshijnë pandeminë e koronavirusit, abuzime të përhapura kundër komunitetit Ujgur, trajtimin e Hong Kongut dhe së fundimi, vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për të përjashtuar gjigantin teknologjik Huawei nga infrastruktura e saj 5G.

Hong Kongu ka qenë pjesë e Kinës që nga 1997, kur Mbretëria e Bashkuar ia dorëzoi ish-koloninë Pekinit.

Rajoni gjysmë-autonom ka qenë skenë e protestave të mëdha vitin e kaluar kundër një vendimi për të legalizuar ekstradimin e personave të akuzuar në territorin e Kinës.

Share This Article