ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ambasadori britanik: Udhëheqësit politikë në Kosovë t’i respektojnë vendimet e Kushtetueses 2 hours ago
PS-PD bëhen bashkë në Këshillin Bashkiak, shkarkojnë nga detyra Erion Veliajn 3 hours ago
Osmani: Ekziston një kërcënim i vazhdueshëm nga Serbia 6 hours ago
Plan për sulme me telekomandë pranë selisë së OKB? Shërbimi Sekret i SHBA-së çmonton rrjetin me pajisje elektronike 6 hours ago
Plani i riarmatimit prej 80 miliardë eurosh i Gjermanisë lë mënjanë armët amerikane 6 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Kina më shumë miliarderë se sa SHBA-ja dhe India bashkë

albnews by albnews
26 February, 2020
in Bota
0
Kina më shumë miliarderë se sa SHBA-ja dhe India bashkë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Vitin e kaluar, Kina rezultoi me trefishin e miliarderëve të rinj ndaj SHBA-së, të cilët pasurinë e tyre e kanë fituar kryesisht në sektorin farmaceutik, internet, argëtim, sipas renditjes së publikuar në revistën kineze ”Hurun Report” për njerëzit më të pasur në botë.

”Në rajonin e Kinës së Madhe, që përfshin Hong-Kongun dhe Tajvanin, numri i miliarderëve të rinj është rritur me 182 në 799 persona, në krahasim me 59 pasanikët e rinj në SHBA”, tregojnë të dhënat e revistës kineze.

RelatedPosts

Plan për sulme me telekomandë pranë selisë së OKB? Shërbimi Sekret i SHBA-së çmonton rrjetin me pajisje elektronike

Plani i riarmatimit prej 80 miliardë eurosh i Gjermanisë lë mënjanë armët amerikane

Kush është Annalena Baerbock, Presidentja e re e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

”Edhe pse shpërthimi i epidemisë së koronavirusit në Kinë e ka goditur rëndë ekonominë e dytë më të madhe në botë, gjithashtu e ka nxitur rritjen e aksioneve të kompanive kineze, që merren me veprimtari edukative përmes internetit, lojërave online si dhe me prodhimin e vaksinave”, theksohet në raport.

Duke pasur parasysh se numri më i madh i qytetarëve kinezë pas epidemisë kanë mbetur në shtëpitë e tyre për shkak të karantinës dhe kufizimeve të udhëtimeve, shërbimet përmes internetit janë rritur, ndërsa dukshëm kanë përfituar edhe sipërmarrësit në fushën e shëndetësisë, të specializuar për vaksinimet.

‘’Kina sot ka më shumë miliarderë se sa SHBA-ja dhe India bashkë”, theksoi Rupert Hugeverf, themelues dhe kryetar i “Hurun Report”, sipas të cilit SHBA kanë 629 miliarderë, ndërsa India 137 miliarderë.

Gjatë 12 muajve, deri në fund të janarit të vitit 2020, aksionet e kompanive teknologjike në Kinë kanë shënuar rritje për 77 %, ndërsa kompanitë farmaceutike kineze për 37 %, duke e tejkaluar rritjen e përgjithshme globale.

Megjithatë, në majë të listës së njerëzve më të pasur në botë janë biznesmenët amerikanë, ndërsa vendi i parë tashmë tre vite me radhë i takon themeluesit të Amazon, Xhef Bezos, me pasuri prej 140 miliardë dollarëve.

Mes miliarderëve kinezë më i pasur është Xhek Ma, themelues dhe ish-shef i Alibaba-s, me pronë në vlerë prej 45 miliardë dollarë./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ambasadori britanik: Udhëheqësit politikë në Kosovë t’i respektojnë vendimet e Kushtetueses

Ambasadori britanik: Udhëheqësit politikë në Kosovë t’i respektojnë vendimet e Kushtetueses

23 September, 2025
PS-PD bëhen bashkë në Këshillin Bashkiak, shkarkojnë nga detyra Erion Veliajn

PS-PD bëhen bashkë në Këshillin Bashkiak, shkarkojnë nga detyra Erion Veliajn

23 September, 2025
Osmani: Ekziston një kërcënim i vazhdueshëm nga Serbia

Osmani: Ekziston një kërcënim i vazhdueshëm nga Serbia

23 September, 2025
Plan për sulme me telekomandë pranë selisë së OKB? Shërbimi Sekret i SHBA-së çmonton rrjetin me pajisje elektronike

Plan për sulme me telekomandë pranë selisë së OKB? Shërbimi Sekret i SHBA-së çmonton rrjetin me pajisje elektronike

23 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result