Kina në alarm, po përhapet virusi misterioz

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kina raportoi 17 raste të tjera të pneumonisë të Dielën, duke shkaktuar shqetësime tek njerëzit ndërsa vendi po përgatitej për të festuar vitin e ri kinez, dhe si gjithmonë priten me miliona vizitorë.

Tre prej pacientëve janë të sëmurë rëndë, sipas një deklarate të lëshuar nga Komisioni Shëndetësor Komunal Wuhan.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të infektuar nga sëmundja  ka shkuar në 62, ku 2 kanë vdekur.

Pas paralajmërimeve nga Organizata Botërore e Shëndetit për një shpërthim më të gjerë, autoritetet e aeroportit në Shtetet e Bashkuara, si dhe shumica e vendeve aziatike, përfshirë Japoninë, Tajlandën, Korenë e Jugut, Singaporin dhe Malajzinë, po ekzaminojnë pasagjerët nga Wuhan. Virusi i ri është nga i njëjti familje e madhe e koronavirusëve që përfshin Sindromën e Rënda Akute të frymëmarrjes (SARS), e cila vrau gati 800 njerëz globalisht gjatë një shpërthimi 2002/03 që filloi gjithashtu në Kinë.

Edhe pse ekspertët thonë se virusi i ri nuk duket të jetë aq vdekjeprurës sa SARS, dihet shumë pak rreth origjinës së tij dhe sa lehtë mund të përhapet.

Tajlanda dhe Japonia kanë konfirmuar rastet e virusit, të gjithë përfshirë njerëz që kanë udhëtuar nga Wuhan./TCH/

Share This Article