Kina: Ne nuk përhapim dezinformata për COVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“BE-ja shmang shumë fakte të dukshme, por në mënyrë specifike përmend Kinën. Kjo minon besueshmërinë dhe autoritetin e këtij raporti”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Chunying

Ministria e Jashtme e Kinës ka kritikuar raportin e Bashkimit Evropian (BE) në të cilin pretendohet se Pekini po përhap dezinformata lidhur me pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Hua Chunying u tha sot gazetarëve se “BE-ja shmang shumë fakte të dukshme, por në mënyrë specifike përmend Kinën. Kjo minon besueshmërinë dhe autoritetin e këtij raporti”. Ajo i quajti akuzat kundër Kinës “false”.

Sipas Komisionit Evropian, Rusia dhe Kina kanë ngritur “operacione të synuara për ndikim dhe fushata dezinformuese në BE, fqinjët e saj dhe globalisht”. Kjo është hera e parë që Kina emërohet nga organi ekzekutiv i BE-së për përhapjen e dezinformatave.

Chunying kritikoi kryeministrin australian Scott Morrison se ka thënë se Australia nuk do t’i përgjigjet detyrimit kinez. Të dy vendet kanë folur rreth thirrjeve të Australisë për një hetim të pandemisë së COVID-19, të cilën zyrtarët kinezë e shohin si një përpjekje për të fajësuar Pekinin.

Share This Article