Kina për G7-ën: Ka kaluar koha kur një grup shtetesh kanë vendosur për fatin e botës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kina i është kundërpërgjigjur liderëve të G7-s duke deklaruar se dita kur një grup i “vogël” i shteteve kanë vendosur për fatin e botës, ka kaluar para shumë vitesh.

Kjo deklaratë është lëshuar nga një zëdhënës i Ambasadës së Kinës në Londër, pas kërkesës së presidentit amerikan, Joe Biden, drejtuar liderëve të Perëndimit në samitin e G7-s që të krijojnë aleancë kundër Kinës.

Ndërkohë, të dielën, liderët e G7-s, samit ky që sivjet po zhvillohet në Cornwall të Britanisë së Madhe pritet të lëshojnë një deklaratë ku premtohen më shumë mbështetje financiare për shtetet në zhvillim, të goditura nga krizat klimatike, dhe financimin e projekteve infrastrukturore, si një alternativë ndaj programit të Kinës.

Samiti i G7-s pritet të përmbyllet sot ndërkohë që punimet e tij kanë nisur më 11 qershor.

Share This Article