Kina ka evakuuar gati dy milionë njerëz nga provinca jugore e Guangdong, ndërsa vendi po përgatitet për tajfunin Ragasa. Sipas parashikimeve, në qytetin Zhuahai pritet të bjerë sasia e një muaji reshje.
Në Tajvan, tajfuni Ragasa vrau 14 persona pasi një liqen shkaktoi përmbytje të rënda në lindje të vendit.
Ekuivalenti i një uragani të kategorisë 5, Ragasa është stuhia më e fortë në botë këtë vit.
Provinca Guangdong është ende duke u rikuperuar nga tajfuni Mitag, që goditi disa ditë më parë. Për këtë arsye, autoritetet shqetësohen se pasojat e tajfunit Ragasa mund të jenë më të rëndë për shkak se përmbajtja e lagështisë në tokë tashmë është e lartë dhe aftësia e zonës për të përballuar përmbytje të tjera është dobësuar.