Kina planifikon të përfundojë stacionin hapësinor në vitin 2022

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Agjencia Kineze e Hapësirës (CMSA) njoftoi se do të zhvillohen katër udhëtime me njerëz dhe katër udhëtime kargo që stacioni të përfundojë në vitin 2022

Kina brenda dy vitesh planifikon të ndërtojë stacion hapësinor në orbitën e Tokës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia Kineze e Hapësirës (CMSA) njoftoi se do të zhvillohen katër udhëtime me njerëz dhe katër udhëtime kargo që stacioni të përfundojë në vitin 2022.

Në këtë drejtim dje Kina zhvilloi një testim në provincën perëndimore Hainan, në Qendrën Hapësinore Wenxhang.

Kapsuli Shenzhou, një version më i zhvilluar i kapsulës hapësinore ruse Soyuz, u lançua me raketë mbajtëse Long March 5B.

Kina, një kohë është duke zhvilluar punime për të ndërtuar stacionin e saj hapësinor, pasi SHBA-të ndaluan bashkëpunimin në sferën e hulumtimeve të hapësirës dhe pjesëmarrjen në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS).

Share This Article