Kina po e ndërton aeroplanmbajtësen 315-metërshe me fushë elektromagnetike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në bregun e Shangait, po merr formë hapi i ardhshëm i Kinës për zgjerimin e forcës detare: një aeroplanmbajtëse 315 metra e gjatë, prodhimi i së cilës u zbulua përmes imazheve satelitore në maj të këtij viti.

Kina ka forcën më të madhe detare në botë dhe industrinë më të madhe për ndërtimin e anijeve, por aeroplanmbajtësja “Type 003” është zhvillimi më i ri: anije me madhësinë e njëjtë sa të një anije amerikane të klasit “Ford”, me hedhëse elektromagnetike për lëshimin e aeroplanëve.

“Kina e ka ndërtuar kapacitetin në dy dekadat e fundit për ta mohuar lirinë e dalluar të veprimit të ShBA-së në Paqësorin perëndimor”, tha Sidharth Kaushal, hulumtues në organizatën “Rusi”.

“Kjo nisi me raketat me rreze të gjatë veprimi anti-anije, por tash ka rritje të kapacitetit detar dhe e ka arritur pikën ku ShBA-ja është aktive vetëm pse ka aleatë në rajon”, shtoi ai, shkruan The Guardian.

Share This Article