Numri i qytetarëve të rritur për punë në Kinë ka rënë ndjeshëm në dekadën e fundit, me popullatën që po plaket e pak po shtohet, sipas një raporti të publikuar të martën.
Popullata është rritur në 1.411 miliardë njerëz vitin e shkuar, që paraqet rritje prej 72 milionëve në raport me vitin 2010.
Rritja e ngadalshme po bëhet për shkak se shumë më shumë çifte po bëhen prindër.
Kjo shton sfidat për liderët kinezë që po duan një shoqëri prosperuese dhe rritjen e ndikimit në botë përmes teknologjisë dhe industrisë.
Partia Komuniste ka limituar lindjet që nga viti 1980 për të përmbajtur rritjen e popullatës, por forca punëtore ka nisur të tkurret.
Shteti tashmë ka lehtësuar masat për lindje, por çiftet po vuajnë nga kosto e lartë e jetimit.
Popullata e punëtorëve potencialë mes moshave 15 dhe 59-vjeçare ka rënë në 894 milionë vitin e shkuar, ka raportuar Byroja Kombëtare e Statistikave.
Kjo është për 5 për qind më pak se nga viti 2011 kur ishte 925 milionë.
Përqindja e fëmijëve në popullatë qëndroi në teh të grupit krahasuar me vitin 2010, por grupi i më të moshuarve se 60-vjeç, po rritet më shumë.
Në vitin 2020, në Kinë u lindën 12 milionë foshnje, apo 18 për qind më pak se më 2019 kur u lindën 14.6 milionë.
Sipas të dhënave aktuale, Kina pritet të tejkalohet nga India për numrin e banorëve, deri më 2025.