Kina refuzon rinisjen e hetimeve mbi origjinën e Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kina ka refuzuar përsëri rinisjen e hetimeve nga Organizata Botërore të Shëndetësisë mbi origjinën e COVID-19,  duke thënë se beson në kapacitetet shkencore të saj.

Në Janar të këtij viti ekipi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë së bashku me një ekip kinez kryen hetime në Wuhan dhe zona të tjera në Kinë për origjinën e Covid-19.

Pas hetimeve, OBSH’ja i bëri thirrje Kinës që të ndajë të dhënat fillestare rreth koronavirusit, për të analizuar origjinën e virusit.

Zëvendësministri i Jashtëm kinez, Ma Zhaoxu ka theksuar se hetimi fillestar ka qenë i mjaftueshëm dhe thirrjet për më shumë të dhëna janë të motivuara nga politika dhe jo shkenca.

Në raportin e ekipit që hetuan origjinën e virusit në Kinë thuhet se kalimi i virusit nga lakuriqi i natës tek njeriu, është skenari më i mundshëm. Dr. Peter Embarek që drejtoi investigimin e OBSH mbi origjinën e koronavirusit në Kinë shprehet se pacienti i parë me Covid-19 mund të jetë infektuar në laboratorin e Wuhanit.

Share This Article