Kina regjistron shifrën më të lartë të infeksioneve që nga vala e parë e Covid, izolohet Shangai

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kina ka regjistruar dje 13,146 raste me Covid-19, shifra më e lartë që nga kulmi i valës së parë, më shumë se dy vjet më parë.

Kështu kanë deklaruar autoritetet shëndetësore vendase.

Janë 1,455 pacientë me simptoma dhe 11,691 asimptomatikë, ndërsa asnjë vdekje e re nuk është raportuar, tha në një deklaratë Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë.

Pothuajse të gjithë 25 milionë banorët e Shangait, kryeqyteti ekonomik i Kinës, janë në izolim që nga e shtuna.

Ditët e fundit qyteti është bërë epiqendra e një vale të re kontaminimi të lidhur me Omicron. Disa dhjetëra miliona kinezë janë gjithashtu në izolim në veri-lindje të vendit, djepin e industrisë së automobilave.

Kina, ku koronavirusi u zbulua për herë të parë në fund të vitit 2019, është një nga vendet e fundit në botë që praktikon një politikë “zero Covid” që synon parandalimin e shfaqjes së rasteve të reja përmes bllokimeve, testeve masive, izolimit sistematik të personave të infektuar dhe mbylljaen e pjesshme e kufijve.

Share This Article