Kina, rritje të lartë ditore të infeksioneve që nga prilli

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet në Kinë kanë raportuar 57 raste të reja, rritja më e lartë ditore e vendit që nga mesi i prillit.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit tha që 38 janë transmetuar në vend, 36 prej tyre në Pekin.

Që prej ditës së djeshme, masat e bllokimit janë rivendosur në disa lokalitete të kryeqytetit pasi u zbuluan dhjetëra infeksione të reja. Shumë prej tyre kanë qenë të lidhur me një treg lokal, i cili është mbyllur. Njëmbëdhjetë ndërtesa banimi aty pranë janë mbyllur dhe banorët lejohen të largohen vetëm për blerje thelbësore.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, në Kinë janë raportuar më shumë se 84,000 raste, si dhe 4,638 vdekje.

Vendi ka relaksuar shumë nga masat e tij të bllokimit pasi Partia Komuniste në pushtet shpalli në muajin mars fitoren ndaj koronavirusit. Por, rritja e rasteve kohëve të fundit ka ngjallur frikë nga një valë e dytë e infeksionit./BBC

Share This Article