Kina zbulon ambiciet për të sfiduar supremacinë amerikane në qiell. Ushtria e Pekinit zbuloi super avionin e luftës të padukshëm të gjeneratës së pestë, të emërtuar J-35A.
Spektakli ajror Kina 2024 në Zhuhai, nuk ka përfaqësuar kurrë mundësinë më të mirë për presidentin Xi Jinping për të treguar rezultatet e procesit të modernizimit të forcave të armatosura. Deri më tani vetëm Shtetet e Bashkuara kanë pasur dy avionë luftarakë operativë të pazbulueshëm, F-22 dhe F-35.
Prezantimi i parë i një J-35A ka patur një sukses të madh në rrjete sociale. Kaloi sipër kokave të spektatorëve përpara se të bënte një ngritje të shpejtë dhe të zhdukej nga sytë e të pranishmëve.
Një dizajn i ri, më futurist dhe larg atyre të krijuar në bazën tradicionale ruse, deri në atë pikë sa t’i afrohet modeleve amerikanë dhe ta shtyjë Pekinin drejt një roli me peshë më të madhe globale, duke filluar nga Indo-Paqësori.
Dizajni i J-35A, në fakt, të kujton shumë atë të bombarduesit amerikan të gjeneratës së pestë të Lockheed Martin, F-35, forma e të cilit, nga trupi deri te sipërfaqet e kontrollit, është projektuar për të minimizuar madhësinë e tij në radar. Megjithatë, detajet e publikuara mbi performancën janë të kufizuara.