Kina: ShBA-ja dhe aleatët e saj e kanë për detyrë ta ndihmojnë Afganistanin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj e kanë më shumë për detyrë që t’i ofrojnë Afganistanit ndihma ekonomike dhe humanitare se secili shtet tjetër, thuhet në një deklaratë të kësaj ministrie.

Kryediplomati kinez tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët duhet ta ndihmojnë zhvillimin pozitiv të Afganistanit duke i respektuar sovranitetin dhe pavarësinë e tij, shkruan Reuters.

Wang shtoi se Kina do t’i dhurojë Afganistanit drithëra, vaksina, ilaçe dhe produkte për dimër në vlerën e 31 milionë dollarëve, duke shtuar se tashmë ka vendosur që të dhurojë si donacion një grup fillestar prej 3 milionë dozave të vaksinës kundër Covid-19 për popullin afgan.

Ai gjithashtu u bëri thirrje talibanëve që t’i shkëpusin lidhjet me forcat terroriste ekstreme dhe të marrin masa për t’i shtypur ato.

Ministri kinez i bëri këto komente gjatë një takimi virtual me diplomatët e shteteve fqinje të Afganistanit, bëhet e ditur në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.

Share This Article