Kina po “shtron tepihun e kuq” për tregti për të gjitha shtetet e botës, përveç SHBA-së, shkruan CNBC.
Shteti i fuqishëm aziatik ka ulur tarfiat për të gjitha shtetet tjera në një lëvizje që vetëm sa do e zemërojë më shumë presidentin amerikan Donald Trump.
Është pritur që të fillojnë bisedimet për të ulur tensionet në luftën tregtare mes dy shteteve por tani që Kina ka bërë këtë lëvizje ka mundësi që SHBA të shtojë sanksionet.
Kjo strategji është përdorur edhe më herët nga Kina për të rritur ekonominë e saj ndaj SHBA-së. TAkimi i G-20-ës në Japoni pritet të jetë shumë i nxehtë marrë parasysh rivalitetin e shtuar ekonomik mes këtyre dy shteteve.