Kina teston 10 milionë banorë për 4 ditë, asnjë i infektuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet lokale kineze kanë testuar për koronavirus thuajse të gjithë 11 milionë banorët e qytetit Qingdao brenda 4 ditëve, për të ndaluar përhapjen e virusit i cili kishte prekur 13 persona gjatë ditëve të fundit.

Autoritetet shëndetësore bënë të ditur se morën mostrat e 9,9 milionë personave dhe kanë publikuar rezultatet e 7,6 milionë prej tyre deri tani, duke njoftuar se askush nuk ka rezultuar pozitiv, të paktën sipas pretendimeve të zyrtarëve vendas, raporton A2,

13 rastet e reja në Qingdao ishin të parat pas thuajse dy muajve pa transmetim të virusit brenda Kinës. Megjithatë, testimet u panë si mënyra për të kontrolluar virusin në këtë situatë dhe jo të merreshin masa të tjera, duke lejuar qytetarët të jetojnë normalisht.

Autoritetet nisën testimet ditën e diel, duke improvizuar qendra mjekësore rreth qytetit, të cilat ishin të hapura nga ora 7:00 e mëngjesit deri në 23:00 të mbrëmjes.

Zyrtarët e shëndetësisë në Kinë kanë thënë se qeveria po ndjek politikën e testimeve masive në raste të zbulimit të grupeve të infeksionit.

Share This Article