Kina teston 4.7 milionë banorë, pasi një qytetar doli i infektuar me Covid-19

albnews
By
1 Min Read

Kina po teston edhe një herë një qytet të tërë për koronavirusin pasi njëri nga personat e testuar rezultoi i infektuar, në provincën Xinjiang.

Rreth 4.7 milion njerëz në Kashgar po testohen,deri më tani janë gjetur 138 raste asimptomatike.

Kina ka qenë e suksesshme në uljen e niveleve të infeksionit, por vazhdon të ketë shpërthime të vogla.

Shkollat në Kashgar janë mbyllur dhe banorët nuk lejohen të largohen nga qyteti nëse nuk kanë një test negativ.

Rasti i parë në shpërthimin e Kashgar ishte një grua asimptomatike që punonte në një fabrikë veshjesh në periferi të qytetit. Deri më tani  Kina ka raportuar 85.810 të infektuar dhe 4.634 të vdekur.

Share This Article