Kina thirrje Izraelit dhe SHBA: Ndaloni menjëherë sulmet ndaj Iranit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kina i ka bërë thirrje Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara për të ndalur menjëherë sulmet ushtarake ndaj Iranit, duke paralajmëruar se përshkallëzimi i konfliktit mund të jetë i pakontrollueshëm.

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, u shpreh se “Kina kundërshton çdo sulm ushtarak të kryer nga Izraeli dhe SHBA ndaj Iranit. Fuqia nuk mund të zgjidhë problemet, por vetëm krijon të reja dhe pasoja të rënda”.

Ai kritikoi gjithashtu ndërprerjen e negociatave mes SHBA dhe Iranit për shkak të bombardimeve, duke theksuar se dialogu kishte shënuar progres të dukshëm.

Ndërkohë, Teherani ka intensifikuar sulmet ndaj pozicioneve të lidhura me SHBA në Gjirin Persik, si hakmarrje për fushatën ushtarake të Izraelit dhe SHBA ndaj Republikës Islamike.

Share This Article