Kina u ndalon futbollistëve tatuazhet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria kineze e Sporteve u ka ndaluar tatuazhet  futbollistëve të kombëtares dhe u ka kërkuar atyre që i kanë t’i heqin ato, në një kohë kur pushteti komunist synon t’u japë fund tendencave të cilësuara vulgare.

Nga muzika te lojërat online dhe mësimet private, Kina është përpjekur muajt e fundit të rimarrë kontrollin e rinisë së saj dhe të imponojë të tjera vlera, sipas saj “patriotike”.

“Futbollistët e ekipit kombëtar janë të ndaluar zyrtarisht të kenë tatuazhe të reja”, tha Ministria e Sporteve, duke u kërkuar atyre që i kanë ato që t’i heqin.

“Në rrethana të veçanta, tatuazhet duhet të mbulohen gjatë stërvitjeve dhe garave”, tha ministria në një deklaratë, e cila ndalon rekrutimin e çdo sportisti me tatuazhe.

Në përgjithësi, tatuazhet janë të papranueshme në Kinë, e cila mbetet një shoqëri konservatore. Por, ato kanë sukses në qytetet e mëdha, veçanërisht te brezi i ri.

Share This Article