Kina u përmbyt brenda orës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shirat e rrëmbyeshëm kanë përfshirë provincën Henan në Kinën qendrore. Ndërsa në Europë ishin 200 të vdekur, në Kinë brenda një ore në provincë, si pasojë e vërshimeve të ujit humbën jetën 25 persona dhe qyteti u paralizua i gjithi. Ambjentalistët thonë se ndryshimet klimatike po japin efektet e veta.

Ngjan si të jetë duke u xhiruar ndonjë film i Hollivudit, por janë pamje që mbërrijnë nga përbytjet vdekjeprurëse në Kinë.

25 persona kanë humbur jetën dhe mbi 100 mijë janë zhvendosur nga provinca Henan në Zhengzhou për shkak të reshjeve të dendura të shiut që sollën edhe përmbytje masive.

Instituti i Meteorologjisë raportoi për një nivel rekord reshjesh brenda një ore. Nga ora 4 deri në orën 5 të pasdites ra 201.9 mm shi që solli edhe përmbytjet masive.

Ekspertët kanë njoftuar se reshjet e dendura do të vijojnë edhe këtë të mërkurë me intensitet të lartë.

Jeta në të gjithë provincën në Kinën qendrore është paralizuar. Janë mbi 80 linja autobusi që janë pezulluar, shërbimi i metrosë është pezulluar gjithashtu dhe zona të tëra janë pa ujë të pijshëm dhe energji elektrike.

Intensiteti i shiut pritet të rritet në 3 ditët në vijim për këtë arsye janë dërguar 5700 ushtarë të ushtrisë çlirimtare të popullit për të ndihmuar në kërkimin dhe shpëtimin e njerëzve.

Pak ditë më herët shirat e rrëmbyeshëm sollën vdekjen e rreth 200 qytetarëve në Europë, në Gjermani dhe Belgjikë.

Organizatat mjedisore anekënd botës kanë dhënë alarmin për përkeqësimin e mëtejshëm të kushteve klimatike.

Sipas tyre, ky është vetëm fillimi i hakmarrjes së natyrës për shkak të prerjes së pemëve, gazeve serë dhe prishjes së habitateve natyrale të kafshëve.

Share This Article