Kina ua ndalon hyrjen hetuesve të OBSH-së, dalin pozitivë në Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Hetuesve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë u është ndaluar hyrja në Kinë pasi dolën pozitivë në testin për Covid-19.

Zyrtarët kinezë ua ndaluan atyre hipjen në aeroplan për t’u nisur drejt Wuhanit, ku ndodhet një ekip i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për shëndetësi që do ta hetojë prejardhjen e koronavirusit, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Ky vendim u mor duke u bazuar në testet serologjike gjatë udhëtimit transit nëpër Singapor, raportoi fillimisht gazeta The Wall Street Journal, duke cituar njerëz të afërt me këtë çështje.

“Kërkesat përkatëse për kontrollin e parandalimit të epidemisë do të zbatohen në mënyrë të prerë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Zhao Jijian, gjatë një konference për gazetarë, kur u pyet për këtë raport.

Ndryshe, rastet e para të koronavirusit në botë u regjistruan pikërisht në Kinë në dhjetor të vitit 2019. Brenda një kohe të shkurtër, virusi i ri u përhap në pjesën më të madhe të botës dhe tani në planet janë mbi 90 milionë persona të infektuar.

Share This Article