ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK 1 hour ago
Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën 1 hour ago
Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime 1 hour ago
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike 7 hours ago
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së 7 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Kina vëzhgon me kujdes strategjinë e Presidentit Trump për Ukrainën, forcon lidhjet me Rusinë

albnews by albnews
26 February, 2025
in Bota
0
Kina vëzhgon me kujdes strategjinë e Presidentit Trump për Ukrainën, forcon lidhjet me Rusinë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Tre vjet pasi filloi agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, Kina po vëzhgon me kujdes strategjinë e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump për t’i dhënë fund luftës. Ndërkaq, Pekini po llogarit lëvizjet e tij për t’u pozicionuar si një partner strategjik për Ukrainën, duke ruajtur një partneritet pa kufi me Rusinë, sipas ekspertëve dhe ish-zyrtarëve.

Kryeministri britanik Keir Starmer dhe Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë kësaj jave do të kenë takime të ndara në Uashington, pas bisedimeve të drejtpërdrejta të 18 shkurtit mes zyrtarëve të lartë amerikanë dhe rusë në Riad të Arabisë Saudite, përcjell A2.

RelatedPosts

Flamuri i ri i Sirisë ngrihet në ambasadën në Londër

Bosi shqiptar i drogës u vodhi disa ton hashash, ish-komandot e Ushtrisë Franceze e marrin peng: Ndërhyn Europol

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

Presidenti Macron u takua me Presidentin Trump të hënën në Shtëpinë e Bardhë, një takim që zgjati gati dy orë. Të dy diskutuan përmes video lidhjes me udhëheqësit e tjerë të grupit të 7 vendeve më të zhvilluara të botës (G7) për Ukrainën.

Po ashtu të hënën, Presidenti kinez Xi Jinping foli me homologun rus Vladimir Putin, i cili e informoi Presidentin Xi mbi bisedimet e Riadit dhe ripohoi “partneritetin strategjik gjithëpërfshirës” midis Rusisë dhe Kinës. Një deklaratë e palës kineze tha: “Kina mirëpret përpjekjet pozitive të bëra nga Rusia dhe palët përkatëse për të zgjidhur krizën”.

Krizë, por jo luftë

Për tre vjet, zyrtarët kinezë kanë thënë se Pekini “do të luajë një rol konstruktiv” për të ofruar një “zgjidhje politike të krizës”, duke u përmbajtur nga përdorimi i termit “luftë e Ukrainës” për të përshkruar agresionin e Rusisë që nga 24 shkurti i vitit 2022.

Pekini gjithashtu vlerësoi pozitivisht bisedimet e fundit SHBA-Rusi, gjatë të cilave Ukraina nuk ishte e pranishme.

Kina dhe Ukraina “krijuan një partneritet strategjik në vitin 2011. Vitet e fundit, Kina ka qenë partneri më i madh tregtar i Ukrainës”, i tha Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi homologut ukrainas Andrii Sybiha më 15 shkurt ndërsa merrnin pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

“Për sa i përket krizës ukrainase… Kina ka punuar gjithmonë për paqen dhe ka kërkuar bisedime”, tha ministri Wang. Deklarata e Kinës, nuk përmendi sovranitetin, ose integritetin territorial të Ukrainës.

Më 20 shkurt, dy ditë pas bisedimeve SHBA-Rusi, ministri Wang mbajti takim me ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov gjatë takimit ministror të G-20 në Johannesburg të Afrikës së Jugut. Zoti Lavrov e informoi homologun kinez për bisedimet në Riad. Zoti Wang ripohoi “partneritetin strategjik gjithëpërfshirës” të Kinës me Rusinë.

Ministri Wang tha se Kina “mbështet” të gjitha përpjekjet për paqe, duke përfshirë “konsensusin e fundit të arritur mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë” në Riad.


Bisedime, jo negociata


Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio tha se bisedimet në Riad, të parat mes Uashingtonit dhe Moskës ndër vite, nuk ishin negociata që synonin arritjen e ndonjë marrëveshjeje për Ukrainën, pavarësisht shqetësimeve nga Kievi dhe vendet evropiane se ato po anashkaloheshin.

Ai tha se bisedimet kishin për qëllim të përcaktonin nëse rusët ishin seriozë për përfundimin e luftës.

Me një ton të matur, Sekretari Rubio i karakterizoi bisedimet, që zgjatën për më shumë se katër orë, si hapa drejt vendosjes së “linjave të komunikimit” për çështjet dypalëshe mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Në kuadër të këtyre përpjekjeve është qëllimi për të arritur “njëfarë normaliteti në misionet tona dhe aftësinë e tyre për të funksionuar”.

Disa analistë thanë se Pekini është i shqetësuar për ngrohjen e marrëdhënieve SHBA-Rusi.

“Ndërsa një afrim i plotë ende mund të mos jetë në plan, ata janë të shqetësuar sepse nëse Presidenti Trump heq sanksionet ndaj Rusisë, atëherë varësia e Moskës nga Kina zvogëlohet”, tha për Radion Evropa e Lirë Dennis Wilder, këshilltar i Shtëpisë së Bardhë për Kinën gjatë administratës së Presidentit George W. Bush.

Ndërkaq, ekspertë të tjerë paralajmëruan se me qëndrimin e tij Uashingtoni rrezikon të forcojë propogandën e Kinës, që e portretizon Uashingtonin si një aleat jo të besueshëm.

Admirali amerikan në pension Mark Montgomery, analist i mbrojtjes në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive (FDD) me bazë në Uashington tha: “Ne humbëm menjëherë avantazhin që mund të kishim” dhe “përcaktuam gabimisht se kush ishte agresori” ndërsa u nxituan në bisedime me rusët.

Kina, “e ndeshur me këtë lajm të mirë”, sigurisht që po merr përfitimin, tha zoti Montgomery në një konferencë të organizuar nga FDD.

“Nuk kam asnjë dyshim se diplomatët nga Kina po u pëshpërisin të tjerëve në mbarë botën për pabesueshmërinë e amerikanëve dhe për fat të keq, kjo administratë po u jep atyre disa argumente për këtë”, tha zoti Bradley Bowman drejtor i Qendrës për Fuqinë Ushtarake dhe Politike në FDD, gjatë konferencës.


Ekspertët skeptikë


Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze nuk pranoi të komentonte nëse Kina do të shqyrtonte dërgimin e forcave paqeruajtëse në Ukrainë pas përfundimit të konfliktit.

Presidentët Xi dhe Putin kanë planifikuar të shkëmbejnë vizita në Moskë dhe Pekin, më vonë gjatë këtë viti. Të dy zhvilluan një takim virtual më 21 janar. Presidenti Xi gjithashtu bisedoi në telefon me homologun rus Putin pasditen e 24 shkurtit.

Disa ish-zyrtarë amerikanë janë skeptikë për shkallën në të cilën qeveria kineze është vërtet e gatshme të veprojë për të ndaluar luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Ata besojnë se Kina mund ta përdorë këtë çështje për avantazh në marrëdhëniet e saj me Presidentin Trump.

“Unë mendoj se kinezët kur bëhet fjalë për Ukrainën do t’i ofrojnë pak ndihmë zotit Trump. Ata nuk do të bëjnë shumë dhe më pas do të pretendojnë se kanë arritur sukses”, tha Evan Medeiros, drejtor i programeve të Studimeve Aziatike në Universitetin ‘Georgetown’.

“Çdo gjë që është në interesin e tyre, si për shembull ndihma për rindërtimin e Ukrainës, ata do ta pranojnë. Megjithatë, kjo nuk ka të bëjë me nxitjen e Rusisë për të arritur paqe. Kjo ka të bëjë me atë që kompanitë e tyre të infrastrukturës të sigurojnë kontrata të mëdha”, shtoi zoti Medeiros./ Zëri i Amerikës 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

13 November, 2025
Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën

Protesta e të hënës, Tedi Blushi takim me Berishën

13 November, 2025
Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime

Ministrat i kërkojnë kryeministrit të shkarkojë këdo që qëndronte pas informimeve anonime

13 November, 2025
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

13 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result