ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Sherr me grushte në këshillin bashkiak të Pogradecit 4 hours ago
Threads: Zuckerberg prezanton “Ghost Posts” që zhduken pas 24 orësh 4 hours ago
Gjykata i vazhdon paraburgimin të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit 5 hours ago
Kris Jenner feston 70-vjetorin me një festë madhështore me temë James Bond 007 5 hours ago
Arben Ahmetaj, padi në Strasburg ndaj vendimit të GJKKO-së 6 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Kina zotohet t’u kundërpërgjigjet tarifave të Shteteve të Bashkuara

albnews by albnews
7 March, 2025
in Bota
0
“E tmerrshme, kurrë nuk e kam parë kaq keq”/ Si reagoi Princi William kur mësoi se babai dhe gruaja e tij kishin kancer?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kina u zotua sot (të premten) se do t’u kundërpërgjigjet tarifave të administratës Trump, të cilat Pekini i quajti “arbitrare”. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës William Gallo, deklaratat e zyrtarëve kinezë ndaj vendimit të Presidentit amerikan janë pjesë e përpjekjeve të Pekinit për ta paraqitur veten si një forcë për stabilitetin botëror. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se Kina deri tani ka reaguar me kujdes ndaj veprimeve të Uashingtonit.

Takimi më i madh politik vjetor i Kinës është një skenar i hartuar me kujdes. Kësaj radhe qëllimi ishte për të ngjallur besim tek ekonomia kineze.

RelatedPosts

Threads: Zuckerberg prezanton “Ghost Posts” që zhduken pas 24 orësh

Vajza e Putinit qëndron pas fushatës për të rrëzuar ministrin e jashtëm Sergei Lavrov – zbulohet qëllimi i saj

Studimi: Terapia gjenetike mund të ulë përgjithmonë kolesterolin e lartë

Megjithatë, ministri i Jashtëm Wang Yi të premten u përqëndrua tek Shtetet e Bashkuara, duke fajësuar Uashingtonin për rritjen e tensioneve dhe pasojat tek tregëtia globale.

“Siç e thotë një fjalë e urtë kineze, nëse veprimi i dikujt dështon, arsyeja duhet kërkuar brenda vetes. Shtetet e Bashkuara duhet të shqyrtojnë çfarë kanë arritur me tarifat dhe luftërat tregtare këto vite”, thotë ministri Wang.

Ai i quajti tarifat e Uashingtonit “arbitrare” dhe të papërgjegjshme.

Që nga kthimi në detyrë, Presidenti amerikan Donald Trump ka rritur tarifat ndaj Kinës, duke akuzuar Pekinin për praktika të padrejta tregtare që kërcënojnë industritë amerikane.

“Tarifat duhet të ishin vendosur shumë vite më parë. Kina kështu ka vepruar. Nëse do të prodhonit një makinë, nuk mund ta dërgonit në Kinë. Tarifa ishte aq e lartë. Prandaj të gjithë ndërtuan fabrika prodhimi në Kinë”, tha Presidenti Trump më 13 shkurt ndërsa njoftoi planin e tij për tarifa reciproke ndaj aleatëve dhe rivalëve të Amerikës në botë.

Kina e ka shfrytëzuar situatën duke e portretizuar veten si një mbrojtëse të bashkëpunimit ndërkombëtar.

“Imagjinoni sikur çdo vend të vinte theksin tek prioriteti i vet dhe të besonte tek forca, bota do të përfshihej nga kaosi”, thotë ministri Wang.

Pavarësisht thirrjeve për stabilitet, kryediplomati kinez përsëriti kërcënimet e Kinës kundër Tajvanit shumë më të vogël.

Në muajt e fundit, Kina ka shtuar stërvitjet ushtarake pranë ishullit të vetëqeverisur.

Pavarësisht deklaratave të forta të bëra këtë javë, analistët thonë se Pekini po vepron me kujdes.

“Ata duhet të shfaqen të fortë para audiencës vendase dhe këtë dëshmojnë deklaratat që bëjnë. Megjithatë, analistët me përvojë janë në kërkim të veprimeve reale që kryhen në vend të deklaratave”, thotë Lim Tai Wei, profesor në Universitetin Soka në Tokio.

Pavarësisht se Kina i është përgjigjur Uashingtonit me tarifat e veta, Pekini duket se është i kujdesshëm që të mos përshkallëzojë tensionet me një udhëheqës amerikan që ata e shohin si të paparashikueshëm.

“Autoritetet kineze deri tani e kanë pasur të vështirë të reagojnë ndaj kësaj paparashikueshmërie. Ata janë të mësuar me entitete dhe procedura të qëndrueshme, të njohura, në mënyrë që të mund të planifikojnë veprimet e tyre paraprakisht”, thotë profesori Lim Tai Wei.

Kjo e lë Pekinin me pak siguri për atë që vjen më pas. Me rritjen e tensioneve, Kina duhet të vendosë nëse do të përmbahet ose të godasë më fort.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Sherr me grushte në këshillin bashkiak të Pogradecit

Sherr me grushte në këshillin bashkiak të Pogradecit

10 November, 2025
Threads: Zuckerberg prezanton “Ghost Posts” që zhduken pas 24 orësh

Threads: Zuckerberg prezanton “Ghost Posts” që zhduken pas 24 orësh

10 November, 2025
Gjykata i vazhdon paraburgimin të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit

Gjykata i vazhdon paraburgimin të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit

10 November, 2025
Kris Jenner feston 70-vjetorin me një festë madhështore me temë James Bond 007

Kris Jenner feston 70-vjetorin me një festë madhështore me temë James Bond 007

10 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result