Përmbytjet nga shirat në Kinë po rezultojnë të rënda për nga bilanci, me mbi 70 viktima deri ditën e premte.
Më shumë trupa pa jetë u gjetën këto ditë në provincën Hebei, dy javë pas stuhisë Doksuri.
Reshjet që solli stuhia konsiderohen ndër më të lartat e regjistruara në 140 vitet e fundit.
Forcat e kërkim-shpëtimit vazhduan operacionet për gjetjen e banorëve të zhdukur.
Gjashtëmbëdhjetë persona rezultojnë ende të humbur në Hebei.
Ndërkohë në Pekin kanë humbur jetën 33 persona, përfshirë edhe dy pjesëtarë të forcave të shpëtimit.
Reshje të shtuara janë parashikuar edhe gjatë fundjavës teksa Kinës i qaset cikloni tropikal Kanun.
Shkencëtarët thonë se shirat vijnë pas një vale të nxehti disajavore dhe se këto alternime ekstreme të motit po bëhen më të shpeshta si pasojë e ndryshimeve klimatike.
Qeveria kineze deklaroi të mërkurën se do i kompensojë banorët në zonat e prekura, duke i ndihmuar për “të mbjellat, fermat me kafshë, pyjet private, shtëpitë dhe makineritë