Kina do të fillojë të raportojë rastet pa simptoma të COVID-19 çdo ditë qysh nga 1 prilli.
Chang Jile, nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë, tha se në raportin e përditshëm mbi epideminë e COVID-19 do të përfshihen raportimi, transformimi dhe menaxhimi i rasteve josimptomatike, në përgjigje të shqetësimeve të publikut.
Chang shtoi se të gjithë të prekurit pa simptoma do të hyjnë në izolim të detyrueshëm për 14 ditë.
Ai theksoi se autoritetet vendore do të forcojnë parandalimin dhe kontrollin e rasteve josimptomatike të infektimit, duke përfshirë raportimin në kohë, transferimin e shpejtë dhe regjistrimin e kontakteve të afërta.
Individët e prekur nga virusi COVID-19, por që nuk shfaqin simptoma, ka mundësi të shkaktojnë përhapjen e mëtejshme të epidemisë, por infektueshmëria e tyre është ende e paqartë.
Deri të martën, 1541 të prekur josimptomatikë nga COVID-19 ishin nën vëzhgim mjekësor, përfshirë 205 raste nga jashtë.