Kinë, lirohen nga spitali të gjithë pacientët që u prekën me Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në qytetin kinez të Wuhanit, ku u shfaqë për herë të parë rastet me koronavirusin e ri, sipas autoriteteve, të gjithë personat që u prekën nga virusi, janë liruar nga spitali.

“Sipas informacioneve të fundit, numri i rasteve të reja me koronavirus në Vuhan është zero, falë përpjekjeve të stafit mjekësor në Vuhan”, tha zëdhënësi i Komisionit Kombëtar të Shëndetit, Mi Feng, gjatë një konference për media.

Qyteti i Vuhanit kishte raportuar për 46,452 raste me koronavirus, apo 56 për qind të rasteve në nivel vendi. Ky qytet, po ashtu ka raportuar për 3,869 viktima nga COVID-19.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins, 2,9 milionë persona në mbarë botën janë infektuar me sëmundjen COVID-19 dhe mbi 200 mijë njerëz kanë vdekur.

Share This Article