Kinë, në 24 orët e fundit 14 raste të reja me koronavirus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bilanci i sotëm paraqet rritjen e parë dyshifrore të rasteve brenda dhjetë ditëve

Pekin

Kina sot raportoi rritjen e saj të parë dyshifrore të rasteve të reja brenda dhjetë ditëve, duke thënë se janë zbuluar 14 raste të reja, prej të cilave 12 infeksione ishin të brendshme dhe dy nga jashtë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Njëmbëdhjetë prej rasteve të brendshme u regjistruan në provincën verilindore Jilin dhe një në Hubei, kryeqyteti i së cilës, Wuhan, ishte epiqendra e pandemisë globale. 

Jilin ndodhet pranë kufirit me Korenë e Veriut, ku situata e virusit është e paqartë. Asnjë vdekje nga virusi i ri nuk është raportuar në Kinë për gati një muaj, ndërsa numri i njerëzve në trajtim nga COVID-19 në shkallë vendi ra në 148, me 798 të tjerë nën izolim.

Kina ka raportuar gjithsej 4.633 vdekje dhe 82.901 raste me COVID-19.

Rritja e rasteve të reja mund të shkaktojë shqetësime për heqjen e masave të rrepta të distancimit fizik dhe rihapjen e shkollave dhe institucioneve të tjera publike.

Fotografitë e përhapura së fundmi të njerëzve që shoqëroheshin në një bar në Shanghai gjatë fundjavës tërhoqën disa kritika në internet.

Share This Article