Kinë, regjistrohen 46 raste të reja me koronavirus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë së Kinës (NCH) njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë e re.

Më tej thuhet se në të njëjtën periudhë kohore janë raportuar 46 raste të reja, 34 prej të cilave janë importuar nga jashtë vendit, ndërsa 12 raste janë regjistruar brenda vendit.

Numri i pacientëve të shtruar në spitalet e Kinës është rritur në 898, prej të cilëve 46 ndodhen në gjendje kritike.

Mëngjesin e sotëm janë shëruar 76 pacientë, ndërsa numri i rasteve të importuara është rritur në 1 534.

Sipas informatave të fundit, në Kinë janë konfirmuar gjithsej 82 341 raste me koronavirus, 3 342 viktima dhe 77 892 të shëruar.

Share This Article