King-Smith: Shqipëria do të presë në 2025-n, Komunitetin Politik Evropian

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King-Smith pati një takim me kryeministrin Edi Rama me rastin e mbarimit të mandatit të tij si ambasador në vendin tonë.

Në një reagim në rrjetet sociale, ambasadori u shpreh se takimi ishte si gjithmonë shumë pozitiv dhe konstruktiv.

King-Smith premtoi se, do të qëndroj i angazhuar në mbrojtjen e Shqipërisë dhe kontributet pozitive të qytetarëve legjitimë shqiptarë në Britaninë e Madhe.

“Që kur erdha, tre vjet më parë, Britania e Madhe dhe Shqipëria kanë krijuar një lidhje tepër të fortë dhe miqësi të vërtetë. I përcolla përshëndetjet e Kryeministrit dhe theksova se si qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë dhe të zgjerojë partneritetin tonë në drejtësi, energji, infrastrukturë, emigracion, mbrojtje, arsim dhe kulturë”, theksoi ai.

Ambasadori nënvizoi se në takim u diskutua për rezultatet e Komunitetit Politik Evropian të javës së kaluar në Britaninë e Madhe, të cilin Shqipëria do ta presë në 2025-n.

“Ne ndajmë të njëjtin vizion për mënyrën sesi bashkëpunimi ynë dypalësh prodhon përfitime reale për njerëzit e të dy vendeve dhe për të gjithë Evropën. Është e rëndësishme që trajektorja pozitive për përgjegjshmërinë, korrupsionin dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri është e qëndrueshme si pjesë e kësaj”, u shpreh ai.

“Ne kemi parë ndikimin që kemi kur kemi bashkuar përpjekjet tona të përbashkëta, duke përfshirë mënyrën se si po mbështesim të rinjtë e talentuar në veri të Shqipërisë dhe duke ndihmuar në sjelljen e ndryshimeve pozitive që të gjithë shqiptarët duan të shohin”, përfundoi ambasadori britanik, King-Smith.

https://www.facebook.com/ukinalbania/posts/pfbid02UJ4wUEvCEJ8pe1WyiSUrRsPhvXisNWKCteeeN5nKhs1wTZMp3xAMoTuiEAepAiJbl
Share This Article