ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Titujt e Gazetave në UK 7 hours ago
Magnezi: A mund të na ndihmojë vërtet ky ‘mineral i mrekullueshëm’ të flemë? 7 hours ago
Mashtrimi ‘mahnitës’ i pokerit përdori tavolina me rreze X, syze me teknologji të lartë dhe lojtarë të NBA-së 7 hours ago
Peshkatarët e Koresë së Jugut vazhdojnë të vdesin. A është faji ndryshimi i klimës? 7 hours ago
Kërkim për azilkërkuesin e burgosur në hotelin Epping, i liruar gabimisht 7 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Kirurgët vazhdojnë grevën, nuk i pranojnë 1200 euro

albnews by albnews
4 February, 2019
in Kosova
0
Kirurgët vazhdojnë grevën, nuk i pranojnë 1200 euro
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Të shtunën që shkoi, Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin e ri për Paga. E, një nga kategoritë që ka përfituar më së shumti janë profesionistët shëndetësorë.

Sipas Ligjit të Ri për Pagat, mjekët specialistë do të paguhen tani plot 1.200 euro në muaj pagë standarde bruto nga afro 600 sa ishte deri më tani. Por pavarësisht kësaj, kjo shifër nuk është e mjaftueshme për kirurgët e QKUK-së, të cilët ka një muaj që janë futur në grevë.

RelatedPosts

Osmani për DW: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

Osmani: Nëse s’ka Qeveri të dielën, do t’i ftoj partitë për krijimin e shumicës

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Albin Kurti nuk arrin të krijojë Qeverinë e re të dielën në Kuvendin e Kosovës?

Ata thonë se grevën do ta vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, rrjedhimisht ngritjen e koeficientit, shkruan Express

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, e quajti historike ditën e shtunë kur Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin e ri për Paga në bazë të së cilit mjekëve do t’u rriten të hyrat mujore nga 600 në 1 mijë e 200 euro. 

Por, siç duket, mjekët e QKUK-së, saktësisht kirurgët po e shohin ndryshe nga Ismaili vendimin për paga.

Ata nuk e kanë ndërmend ta ndalin grevën, të cilën e kanë nisur tash e shtatë javë, deri në realizimin e kërkesës së tyre, rritjen e pagës në koeficientin 10. 

Kështu ka deklaruar për Gazetën Express, gjatë ditës së hënë, Arbër Morina, kirurg, njëherësh përfaqësues i Kolegjiumit të Kirurgëve në QKUK.

“Meqë Parlamenti i Kosovës, në votimin për Projektligjin për Paga, nuk ka marrë parasysh kërkesën tonë për rritje të koeficientit në nivel të gjykatave dhe prokurorëve e që konsiderojmë është një kërkesë e jona modeste dhe e bazuar në kriteret në bazë të të cilave indeksohen”, deklaron kolegjiumi i kirurgëve

Tutje ai thotë se nuk do të ndërpritet greva deri në realizimin e kërkesave, siç thotë ai, që të rregullohet koeficienti dhe si krahasim ai ka marrë kryeprokurorët e shtetit, të cilët janë ranguar në koeficientin 10.

“Ne e vazhdojmë grevën me kërkesën e njëjtën dhe nuk do ta ndërpresim atë deri në realizimin e saj”, thuhet në deklaratën e Kolegjiumit Profesional të Kirurgëve dhe Specialistëve tjerë të ShSKUK-së.

E me grevën e kirurgëve nuk po pajtohet Federata Sindikale e Shëndetësisë. Blerim Syla, kryetar i kësaj sindikate, i tha të hënën Expressit se nuk ka koment për grevën, të cilën, pavarësisht rritjes së pagave, po e vazhdojnë kirurgët e QKUK-së. 

Syla kohë më parë kishte thënë se koeficienti 10 nënkupton pagën deri në rreth 4 mijë euro, nuk i përket standardeve të Kosovës, pasi paga minimale në Kosovë para miratimit të buxhetit të vitit 2019 ishte rreth 170 euro.

Megjithatë, greva në shëndetësi fillimisht ishte organizuar nga Federata Sindikale e Shëndetësisë më 26 dhjetor të vitit të kaluar dhe kishte zgjatur vetëm 72 orë. Më pas kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, pas takimit me zyrtarë qeveritarë kishte hapur rrugën për dialog social, duke urdhëruar që greva të ndërpritet. Por, kësaj kërkese nuk i janë bashkuar mjekët kirurgë, të cilët grevën e nisën më 17 dhjetor dhe pavarësisht thirrjeve për ndërprerje të grevës, ata ende po vazhdojnë.
Ndërkohë, në bazë të koeficientit të ri, mjekët specialistë tani do të paguhen nga 1,200 euro pagë bazë bruto në muaj, nga afro 600 sa ishte gjer tani.

Por, derisa të vijë koha e kësaj page, mjekët dhe të gjithë shërbyesit e tjerë të cilëve u ngrihen pagat do të duhet të presin disa muaj.

Një nga amendamentet e miratuara dje thotë se vendimet hyjnë në fuqi plot nëntë muaj pas publikimit të vendimeve në gazetën zyrtare të Kuvendit të Kosovës.

Kësisoj, pagat me ngritje do të vijnë vetëm në fillimin e tremujorit të fundit të këtij viti. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

25 October, 2025
Magnezi: A mund të na ndihmojë vërtet ky ‘mineral i mrekullueshëm’ të flemë?

Magnezi: A mund të na ndihmojë vërtet ky ‘mineral i mrekullueshëm’ të flemë?

25 October, 2025
Mashtrimi ‘mahnitës’ i pokerit përdori tavolina me rreze X, syze me teknologji të lartë dhe lojtarë të NBA-së

Mashtrimi ‘mahnitës’ i pokerit përdori tavolina me rreze X, syze me teknologji të lartë dhe lojtarë të NBA-së

25 October, 2025
Peshkatarët e Koresë së Jugut vazhdojnë të vdesin. A është faji ndryshimi i klimës?

Peshkatarët e Koresë së Jugut vazhdojnë të vdesin. A është faji ndryshimi i klimës?

25 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result