Rreth 1.3 milion nëpunësve në Gjermani në fakt nuk u vlen e drejta e tyre për vendin e punës: punëdhënësi i tyre është Kisha, e kjo nënkupton se atyre u cenohet edhe jeta private.
Siç raporton Deutsche Welle, Kisha Katolike është duke u bërë gati për ndryshime.
Mjekja që njëherësh është në krye të një departamenti në spital, është shkurorëzuar dhe tani dëshiron që sërish të martohet. Punëdhënësi – Kisha, për këtë e shkarkoi.
E drejtori i një kopshti publik, tani dëshiron të jetë pjesë e një martese me gjininë e njëjtë. Edhe ai është shkarkuar.
Në rrethana normale në Gjermani gjykata për të drejtat e punëtorëve do të duhej për pak sekonda ta hedhë poshtë këtë ligj, e sigurisht se do të vlente edhe një dënim i majmë.
Por në këto raste konkrete, punëdhënësi është Kisha: aty janë spitali i kishës dhe kopshti i fëmijëve, dhë gjërat janë paksa më të komplikuara.
Kisha Katolike dhe Evangjelistë në Gjermani është punëdhënësja e rreth një 1.3 milion njerëzve, jo vetëm në institucionet e kishës, por edhe në institucionet shëndetësore, arsimore dhe sociale që ato drejtojnë.
Dhe për ta zbatohet “ligji i punës i kishës” dhe më pas punëdhënësi i referohet statusit të tyre të veçantë të përcaktuar me Kushtetutë, dhe kështu kërkon që punonjësit të kenë “botëkuptim të krishterë” dhe të jetojnë në përputhje me rregulloret e kishës.
Divorci, humbja e besimit, madje edhe problemet me fëmijët… Të gjitha këto mund të jenë arsye për largim nga puna.