Kishin humbur në male, ndihma e papritur u erdhi nga një qen

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tërmetet shkatërruese që goditën të hënën e kaluar Turqinë dhe Sirinë, ua morën jetën dhjetëra mijëra njerëzve.

Pamjet rrëqethëse të shkatërrimit të ndërtesave janë shumë prekëse, kurse një video nga një fshat i rrezikuar nga tërmeti, tregon se në një fatkeqësi të tillë të gjithë gjejnë një mënyrë për të ndihmuar.

Kolona e veturave që po shkonte për në fshatin e mbuluar me borë Ajanburn pranë qytetit të goditur rëndë Kahranmaras, u dërgua në destinacion nga një qen.

Ekipi i shpëtimit që regjistroi videon e publikuar më poshtë ka njoftuar se kishin humbur rrugën, por që ishte një qenë që i udhëzoi drejt tij.

“Kur nuk gjetëm rrugën, ndoqëm qenin. Na solli në fshat”, thuhet përbri videos së publikuar nga ky ekip i shpëtimit.

Share This Article