ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës 3 hours ago
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe 3 hours ago
Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë  3 hours ago
Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan  3 hours ago
Berisha tenton arratisjen nga burgu i Lezhës, liria i zgjat vetëm 500 metra  3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Kishin nisur prerjen e zgarës së dritares, ja kush janë tre të burgosurit e tjerë që po bashkëpunonin me Dan Hutrën për t’u arratisur nga burgu i Fierit

albnews by albnews
4 January, 2024
in Albania
0
Kishin nisur prerjen e zgarës së dritares, ja kush janë tre të burgosurit e tjerë që po bashkëpunonin me Dan Hutrën për t’u arratisur nga burgu i Fierit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Mësohet se në dhomën ku ishin të  akomoduar të burgosurit, ishte nisur prerja e sgarës së dritares me mjete të improvizuara, ndërsa në dhomë më pas u gjet edhe një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara.

Tre të përfshirët e tjerë në këtë ngjarje janë Martin Kapllani, banues në Vlorë, të cilit, i është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja”, Geraldo Veizaj banues në Vlorë, të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja” dhe Fati Kovaçi, po  ashtu banues në Vlorë, ndaj të cilit është caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja”.

RelatedPosts

Berisha tenton arratisjen nga burgu i Lezhës, liria i zgjat vetëm 500 metra 

Aksident fatal në Tiranë/ Makina përplas motomjetin, ndërron jetë në vend 40-vjeçari 

“Do kërkojmë falje publike”/ PD s’do e ankimojë Avokatin e Popullit në Kushtetuese, Berisha: Le ta gëzojë Rama 

Pas ngjarjes, stafi i sigurisë ka kryer kontrolle të hollësishme të elementëve të sigurisë, në të gjithë burgun.

NJOFTIMI:

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ju informon se:

Sot, më datë 04.01.2024, rreth orës 11:25, në IEVP Fier, si rezultat i ndjekjes, mbikqyrjes, kontrollit dhe përdorimit të mjeteve teknike disa javore nga stafi i burgjeve, u kap në flagrancë duke tentuar për t’u arratisur i burgosuri me rrezikshmëri dhe histori kriminale, Dan Riza Hutra (autor i disa vrasjeve).

Plani kriminal për arratisjen nga burgu ishte i koordinuar dhe në bashkëpunim me tre të paraburgosur të tjerë.

Në dhomën ku ishin të akomoduar, të paraburgosurit kishin nisur prerjen e zgarës së dritares me mjete te improvizuara. Gjatë kontrollit nga punonjësit e sigurisë, u konstatua se edhe në dhomën nr. 15, ku ishte i akomoduar i burgosuri me potencial të lartë rrezikshmërie, Dan Riza Hutra, ishin fshehur mjete për arratisje, konkretisht: një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara.

Të dhënat paraprake tregojnë për bashkëpunim ndërmjet të katër të burgosurve, për thyerje të sigurisë dhe tentativë arratisje.

Prokuroria është duke kryer hetime për ngjarjen.

Të përfshirë në këtë ngjarje janë:

1. Shtetasi Dan Hutra, i biri Riza dhe Mislime, i datëlindjes 01.08.1982, lindur në Kukës dhe banues ne Kodër Kamëz, Tiranë, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, me histori të përsëritur kriminale, me Vendimin Nr.466 Regj.Them, datë.04.03.2023, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale, “Vrasje për shkak të mardhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c, “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 79/c-22, si autor dyshuar për vrasjen e katër personave.

2. Shtetasi Martin Kapllani, i biri i Adhurim dhe Rezarta, i datëlindjes 24.12.2003, lindur dhe banues në Vlorë, me Vendimin Nr.62-2023-4189, datë 04.11.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja”, e parashikuar nga neni 134/2 K.Penal.

3. Shtetasi Geraldo Veizaj, i biri i Barjam dhe Luiza, i datëlindjes 04.07.2004, lindur dhe banues në Vlorë, me Vendimin Nr.62-2023-4189, datë 04.11.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja”, e parashikuar nga neni 134/2 K.Penal.

4. Shtetasi Feti Kovaçi, i biri Arben dhe Dëshira, i datëlindjes 20.02.1996, lindur dhe banues ne Vlorë, Lgj. “24-Maji”, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, i ardhur më datë 21.10.2023, nga Komisariati i Policisë Vlorë, pasi ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë me (Shkurtim-Vendimi) Nr.476, datë 21.10.2023, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja”, e parashikuar nga neni 134/2 K.Penal.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

14 December, 2025
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe

Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe

14 December, 2025
Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

14 December, 2025
Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan 

Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan 

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result