Kishin planifikuar të kryenin sulm në tregun e Krishtlindjeve, arrestohen dy adoleshentë në Gjermani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy djem të moshave 15 dhe 16 vjeç janë arrestuar nga autoritetet gjermane nën dyshimin se po planifikonin një sulm militant islamik. Shënjestër ata e kishin një treg të Krishtlindjes apo një sinagogë.

15-vjeçari, gjermano-afgan nga qyteti perëndimor Burscheid, është arrestuar pasi i është bastisur shtëpia. Nuk është bërë i ditur serioziteti i komplotit që po bënin ata.

Policia dyshohet se intervenoi, pasi djemtë kishin caktuar një kohë dhe vend për sulmet, raporton

Dukej shumë konkrete. Ne kemi marrë informata nga jashtë për planet e mundshme për sulm”, ka thënë ministri i Brendshëm i North Rhine-Westphalia, Herbert Reul.

16-vjeçari, që është përshkruar si shtetas rus, u arrestua në qytetin Wittstock/Dosse në shtetin verilindor të Brandenburgut.

Prokurorët në dy shtetet doi të nisin tash hetimet. Reul ka thënë se është shënjestruar një treg specifik i Krishtlindjes.

Share This Article