Plot mistere është shoqëruar vdekja e ish-pilotit të Qatar Airways, Robby Claes. Mediat belge raportojnë se organi i akuzës në provincën e Lummen në Belgjikë ka lëshuar urdhrin për arrestimin e të fejuarës së tij shqiptare, shtetases Monika S. 44-vjeç, me profesion dentiste, e cila ndodhet tashmë pas hekurave.
Mediat pohojnë se 45-vjeçari u gjet i vdekur në shtratin ku po flinte mëngjesin e 20 majit. Hetuesit ngritën që prej fillimit dyshimet se vdekja nuk ishte nga shkaqe natyre dhe nisën një investigim në lidhje me rastin. Një ditë më vonë, më 21 maj, hetuesit belg urdhëruan arrestimin e të fejuarës shqiptare të pilotit, me të cilën viktima kishte të planifikuar të martohej javën që u nda nga jeta.
Ndonëse avokati i saj kërkoi lirimin e klientes së tij pasi nuk ishte ajo vrasësja, kërkesa është rrëzuar. Sipas mediave, thuhet se ndaj shqiptares ka prova të forta se ajo mund të jetë vrasësja.