Kishte simptomat e Koronavirusit, 12-vjeçari rezulton negativ, por testi i zbulon një sëmundje më të rëndë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 12-vjeçar po kalon një moment shumë të vështirë në jetën e tij pasi ajo që mësoi i ra si bombë. Familjarët u shokuan pasi i mituri kishte simptoma të koronavirusit por pas analizave rezultoi se vuante nga kanceri.

Cody Lockey nga Anglia u dërgua në spital pasi nëna e tij Lisa dyshonte se ishte infektuar nga koronavirusi duke qenë se kishte temperaturë të lartë dhe simptoma të ftohjes.

I mituri rezultoi negativ pas testit të koronavirusit por familja e tij u shokua kur mjekët thanë se ai vuan nga leuçemia akute, një formë agresive e kancerit që sulmon qelizat e gjakut.

Ai kishte simptoma të ngjashme të virusit si lodhje, dhimbje kockash dhe ethe. Për fat të mirë qelizat kancerogjene nuk u gjetën në palcën kurrizore por gjithësesi ai ka nevojë të fillojë kimioterapinë sa më shpejt.

Share This Article