Autoritetet italiane, i kanë sekuestruar disa pasuri biznesmenit shqiptar, Gëzim Sallaku.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, biznesmenit 53-vjeçar, i cili jeton në Itali, i është sekuestruar pasuri me vlerë mbi 4.5 milionë euro.
Mësohet se pasuritë e sekuestruara, që tashmë do ti kalojnë shtetit italian, përfshijnë një vilë me vlerë të konsiderueshme në Sale Marasin, plus aktivitete sipërmarrëse që operojnë në sektorët e hoteleve luksoze, të ndërtimit dhe të pasurive të paluajtshme.
Sallaku ka qenë edhe më parë në qendër të çështjeve ligjore, por financat tashmë e nxorën zbuluar.
Sipërmarrësi shqiptar raportohet se kishte një standard të lartë jetese, por deklaronte të ardhura të ulëta në organet tatimore.
Masa e ndalimit të tij parashikon mbikqyrje të veçantë të sigurisë publike për 5 vite dhe detyrimin për të mos u larguar nga bashkia ku kishte vendbanimin.