Kitaroviç: Kemi falur shumë gjëra, por jo krimet e luftës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Duke zbuluar në qytetin e Glinës një bust për presidentin e parë të Kroacisë, Franjo Tugjman, presidentja aktuale e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç deklaroi se, për hir të paqes dhe të së ardhmes, Kroacia kishte falur shumë gjëra, por krimet e luftës duhej të hetoheshin dhe të penalizoheshin.

“Ne kemi falur shumë gjëra për hir të paqes dhe të së ardhmes, por duhet të hetojmë dhe ndjekim penalisht krimet e luftës, kjo është ajo që shteti kroat u detyrohet viktimave”, deklaroi presidentja në Glinë, 70 kilometra në jug të Zagrebit, ku mori pjesë në ceremonitë për Ditën e Fitores, Ditën e Falënderimeve të Atdheut dhe Ditën e Veteranëve Kroatë.

Pas ceremonisë, presidentja Grabar-Kitaroviç dhe anëtari i parlamentit Miroslav Tugjman zbuluan bustin për presidentin e parë kroat, përcjell Atsh.
Miroslav Tugjman tha se babai i tij, Franjo Tugjman nuk ishte më vetëm presidenti i parë i Kroacisë, por gjithashtu ishte një simbol i krijimit të shtetit kroat, lirisë dhe pavarësisë së tij.

Share This Article