Kjo artiste konfirmohet si prezantuese e “Festivali i Këngës 64” 

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas javësh spekulimesh dhe emrash të njohur që qarkullonin për drejtimin e Festivalit të 64-t të Këngës, duket se enigma më në fund ka marrë fund. Në mesin e prezantueseve me karrierë të gjatë televizive që u përfolën për këtë rol, fituese doli një emër që nuk bën zhurmë me deklarata, por me muzikën e saj: Arilena Ara.

Burime bëjnë me dije se këngëtarja do të rikthehet në skenën që e kurorëzoi fituese në vitin 2019, por këtë herë jo si konkurrente, por si prezantuese e spektaklit më të rëndësishëm muzikor në vend. Ky rikthim për Arilenën vjen si një hap i natyrshëm, duke pasur parasysh eksperiencën e saj të mëparshme në moderim, si në programin “Piranjat”.

Skena e festivalit, e mbushur me emocione, performanca dhe estetikë spektakolare, duket se përputhet në mënyrë të përkryer me stilin dhe karizmën e Arilenës.

Një nga emrat e përfolur ishte edhe Salsano Rrapi, i cili prej kohësh është konsideruar kandidat potencial për prezantimin e festivalit. Megjithatë, ende nuk ka një konfirmim zyrtar. Nëse ky kombinim realizohet, Arilena Ara dhe Salsano Rrapi pritet të formojnë një dyshe intriguese dhe energjike, që mund të sjellë një dimension të ri në skenën e Festivalit të Këngës.

Share This Article