Të premten është larguar banori i parë nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova.
Brikenda rezultoi më e votuara për të dalë nga votimi, ku të nominuar ishin gjashtë persona.
Në nominim ishin edhe: Meti Alshiqi, Blerando, Ledi Vokshi, Shqipe Hysenaj dhe Yll iDervishi (Buci).
Edhe pasi arriti në studio, fati nuk ishte në anën e saj, pasi ajo pati vetëm një biletë njëdrejtimëshe.